Kryetari i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu zhvilloi sot konsultime me një grup ekspertësh të Bashkimit Europian dhe të Fondit Shqiptar të Zhvillimit, për disa investime në infrastrukturën e zonës turistike Rana e Hedhun.
Ndreu theksoi se investimet janë pjesë e financimit të projektit “Porta e Alpeve”, që shtrihet në zonën Lezhë-Shkodër-Malësi e Madhe.
“Ky projekt do të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e infrastrukturës së ujërave të zeza, të ujit të pijshëm dhe rrugës për te Rana e Hedhun”, u shpreh Ndreu.
Kryetari i bashkisë së Lezhës shprehu po ashtu angazhimin për zgjidhjen e shumë problemeve, sidomos në turizëm, që do ta transformojnë gjendjen e infrastrukturës në një cilësi bashkëkohore./ata