Deputetë të Komisionit për Ekonominë dhe Financat zhvilluan sot një takim pranë Institutit të Statistikave.

Qëllimi i vizitës monitoruese nga komisioni ishte njohja nga afër e punës mbi organizimin e procesit dhe fazën në të cilën ndodhet projekti pë realizimin e Censit të Bujqësisë.

Gjatë këtij takimi u diskutuan çështjet më kryesore se cilat do të jenë hapat e mëtejshëm të punës mbi Censin, sfidat që do të hasen gjatë procesit dhe mbështetja që kërkohet për zbatimin sa më të suksesshëm të Censit të Bujqësisë./ata