Të ardhurat e mbledhura nga kontributet për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore (të administruara nga DPT) gjatë vitit 2023 u realizuan në masën 139.3 miliardë lekë, 20.8 miliardë lekë ose 17.5% më shumë se 12-mujori 2022, si dhe me realizim 99.5 % të planit për 12-mujorin 2023.

Ministri i Financave, Ervin Mete bëri të ditur sot gjatë një deklarate për mediet pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, se gjatë vitit të kaluar, kontributet e mbledhura në skemën e sigurimeve shoqërore arritën në 5.7% të PBB-së, duke ulur ndjeshëm deficitin e skemës, në afro 0.8% të PBB-së.

Sipas tij, ky është niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë./ata