Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi bëri të ditur sot se në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë do të investojnë 380 miliardë dollarë, shënuar si 2 % e PBB-së së tyre, një hap i madh drejt objektivit.
Peleshi solli në vëmendje statistikat që tregojnë rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në Aleancë, ndërsa theksoi se “edhe Shqipëria po bën pjesën e saj në rritjen e sigurisë në rajon”.
“NATO, shënon një fitore të madhe! Shpenzimet për mbrojtje janë në rritje të paprecedentë, duke arritur 600 miliardë dollarë nga aleatët evropianë dhe Kanadaja”, u shpreh ai.
Ndërkohë sipas ministrit, në vitin 2023, shifrat tregojnë një rritje reale prej 11 %.
“Në vitin 2024, aleatët e NATO-s në Evropë do të investojnë 380 miliardë dollarë, shënuar si 2 % e PBB-së së tyre, një hap i madh drejt objektivit. Kjo përfshin edhe kontributin e Shqipërisë, e cila po bën pjesën e saj në rritjen e sigurisë në rajon. Forca e përbashkët dhe angazhimi për sigurinë janë thelbi i suksesit të Aleancës”, u shpreh ai.