Të paktën 19 palestinezë humbën jetën në sulmet që ushtria izraelite kreu ndaj qytetit të Gazës dhe kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Rripit të Gazës.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA, 17 palestinezë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën në sulmin ajror që avionët luftarakë izraelit kryen ndaj shtëpisë së familjes "Dalis" në perëndim të kampit Nuseirat.
Personat që humbën jetën dhe të plagosurit u dërguan në spitalin "Dëshmorët e Aksa"-së në qytetin Deir Al-Balah.
Gjithashtu bëhet e ditur se gazetari Ihab Nasrallah dhe bashkëshortja e tij humbën jetën ndërsa u plagosën rëndë 3 fëmijët e tyre si pasojë e bombardimit të shtëpisë së tyre në lagjen Zeitoun në qytetin e Gazës.
Ndërkohë shumë palestinezë u plagosën si pasojë e hapjes së zjarrit nga ushtarët izraelitë në lagjen Brahma të qytetit Rafah në jug të Rripit të Gazës./aa