Kombet e Bashkuara (OKB) duke tërhequr vëmendjen se numri i të vdekurve në Gaza ka tejkaluar 25 mijë, kanë theksuar se "çdo orë vriten dy nëna".
Zv/sekretari i Përgjithshëm i OKB-së për çështjet humanitare dhe koordinatori për ndihma emergjente, Martin Griffiths, ndau një mesazh nga llogaria e tij në median sociale X.
Duke bërë të ditur se spitalet e mbipopulluara në Gaza ndodhen nën bombardime, Griffiths theksoi se shtëpitë janë kthyer në rrënoja.
Griffiths më tej tha se zonat e sigurta janë kthyer në zona të rrezikshme.
"Që nga 7 tetori e deri më tani nuk ka rënie të mizorive kundrejt Gazës", tha Griffiths, i cili shtoi se në Gaza çdo orë vriten dy nëna.
Në sulmet e Izraelit në rripin e Gazës që nga 7 tetori e deri më tani janë vrarë 25.295 palestinezë, përfshirë të paktën 10.800 fëmijë dhe 7.250 gra, ndërkohë që janë plagosur gjithashtu dhe 63 mijë njerëz.
Teksa raportohet se mijëra të vdekur ndodhen ende nën rrënoja, thuhet se po shkatërrohet edhe infrastruktura civile duke shënjestruar spitalet dhe institucionet arsimore ku është strehuar popullsia./aa