Të paktën dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u zhdukën kur një anije mallrash të enjten u përplas në një urë në jug të Kinës, duke hedhur disa automjete në ujë, njoftuan mediat shtetërore.
Incidenti ndodhi në qarkun Nansha të provincës Guangzhou, raportoi e përditshmja shtetërore "Global Times".
Sipas njoftimit, një autobus dhe katër automjete të tjera ranë nga ura, duke shkaktuar vdekjen e dy personave, kurse një anëtar i ekuipazhit të autobusit pësoi lëndime të lehta.
Autoritetet shpëtuan dy persona ndërsa tre llogariten të zhdukur.
"Në aksident janë përfshirë pesë automjete, mes tyre një motoçikletë elektrike. Dy automjete kanë rënë në ujë, ndërsa tre të tjerat kanë rënë në varkë", shkruan e përditshmja.
Autoritetet lokale arrestuan pronarin e anijes./aa