Takeshi Ebisawa, lideri i dyshuar i grupit japonez të krimit të organizuar Yakuza, është akuzuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) për tregtimin e uraniumit dhe plutoniumit për armë që mbërrijnë nga Mianmari në vende të tjera.

Damian Williams, prokurori i SHBA-së për Distriktin Jugor të New Yorkut, tha se udhëheqësi i grupit Yakuza i tregoi mostra të materialit bërthamor në Tajlandë një agjenti të fshehtë të Departamentit të anti-drogës së SHBA-së, i cili ishte paraqitur si kontrabandist armësh.

"Me ndihmën e autoriteteve tajlandeze, mostrat bërthamore u sekuestruan dhe më pas u transferuan që të ruhen në policinë amerikane", tha Williams.

Laboratori i Mjekësisë Ligjore Bërthamore i SHBA-së më vonë analizoi mostrat dhe konfirmoi se mostrat përmbanin uranium dhe plutonium të dedikuar për armë.

Ebisawa dhe i pandehuri tjetër, Somphop Singhariri, u arrestuan më parë dhe u akuzuan në prill 2022 për trafik ndërkombëtar të narkotikëve dhe shkelje në lidhje me armët e zjarrit në New York./aa