Një raketë antitank e lëshuar nga Libani drejt vendbanimit Kfar Yuval në veri të Izraelit ka goditur një shtëpi.
Në lajmin e radios së ushtrisë izraelite thuhet se "Një raketë antitank u lëshua nga Libani në drejtim të vendbanimit Kfar Yuval në rajonin e Galilesë së Epërme".
Një shtëpi e goditur nga një raketë në Kfar Yuval u dëmtua, por nuk pati humbje jetësh. Gjithashtu thuhet se një raketë tjetër antitank u lëshua nga Libani për të shënjestruar vendbanimin Kiryat Shmona, por nuk shkaktoi viktima.
Hezbollahu në Liban ende nuk ka dhënë deklaratë në lidhje me sulmin. Një nënë dhe vajza e saj 7-vjeçare humbën jetën në sulmin e djeshëm ajror të ushtrisë izraelite në jug të Libanit.
Në përgjigje të këtij sulmi, Hezbollahu njoftoi se kishte shënjestruar vendbanimin Metsuva në veri të Izraelit me raketa "Katyusha".
Në përleshjet e vazhdueshme midis ushtrisë izraelite dhe Hezbollahut që nga 8 tetori 2023, humbën jetën 43 civilë libanezë, 206 anëtarë të Hezbollahut, 11 anëtarë të Amal-it, 12 anëtarë të Xhihadit Islamik Palestinez, 12 anëtarë të Hamasit, 1 ushtar dhe 2 oficerë sigurie të Libanit, 6 civilë izraelitë dhe 11 ushtarë izraelitë./aa