Izraeli është dhe ka qenë i angazhuar në një “proces aneksimi” të territoreve të pushtuara palestineze, tha sot delegacioni i Irlandës në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Izraeli pengoi të drejtën e popullit palestinez për vetëvendosje, tha delegacioni irlandez gjatë dëgjimeve publike.

Aktiviteti i vendbanimeve kolone izraelite kërcënoi “qëndrueshmërinë e një shteti të ardhshëm palestinez”, shtoi delegacioni irlandez.

Seancat dëgjimore filluan të hënën në Hagë pas kërkesës së Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për një opinion këshillues mbi pasojat ligjore që rrjedhin nga politikat dhe praktikat e Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë Kudsin Lindor./aa