Guardia di Finanza ka publikuar pamjet nga operacioni që arriti në shkatërrimin e një grupi të madh të trafikut ndërkombëtar të drogës midis Italisë dhe Shqipërisë.

Grupet kriminale dyshohet se ishin përgjegjës për trafikun në shkallë të gjerë të kokainës, kanabisit dhe heroinës, kryesisht nga Shqipëria në Itali.

Operacioni i sotëm është pjesë e një hetimi afatgjatë, i cili u ndërmor bashkërisht nga autoritetet italiane dhe shqiptare dhe ka çuar tashmë në arrestimin e dhjetra personave dhe sekuestrimin e aseteve me vlerë rreth 1 milion euro (në Itali), si dhe për sekuestrimin e sasive të mëdha të drogës.

Çështja u hap në Eurojust dhe Europol në vitin 2019. Eurojust organizoi dy takime koordinuese, gjatë të cilave përfaqësues të autoriteteve të përfshira në operacion u mblodhën së bashku për të diskutuar rastin, për të shkëmbyer informacione dhe për të rënë dakord për hapat e mëtejshëm.

Agjencia gjithashtu mbështeti autoritetet duke krijuar dhe financuar një ekip të përbashkët hetimor (EPH). Gjatë rrjedhës së hetimit, Europol ofroi mbështetje dhe ekspertizë të thelluar analitike, duke përcaktuar objektivat.