Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qendër tregtare në Paris, ku një burrë ka kryer vetëvrasje.

Sipas mediave të huaja, burri është hedhur nga një lartësi, duke ndërruar jetë në vend, ndërsa qytetarët janë panikosur, kur fillimisht kanë dëgjuar zhurmën e fortë.

Fillimisht autoritetet kanë qetësuar qytetarët duke thënë se nuk ka pasur të shtëna me armë, ndërsa më pas kanë rrethuar vendin e ngjarjes.