Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu tha se deri në fillim të vitit 2025 vendi i tij do të dërgojë "qindra" automjete të blinduara të përdorura në Ukrainë në kuadër të "paketës së re të ndihmës ushtarake".
Lecornu foli për gazetën "La Tribune" dhe bëri deklarata lidhur me paketën e ndihmës ushtarake për Ukrainën.
Pasi njoftoi se Franca do t'i dërgojë Ukrainës qindra automjete të blinduara, Lecornu vuri theksin e rëndësisë së automjeteve në mënyrë që Ukraina të ketë një vijë të gjerë fronti dhe në aspektin e lëvizshmërisë së njësive ushtarake.
"Ushtria franceze automjetet e saj të blinduara VAB të cilët janë në përdorim prej më se 40 vitesh i ka ndryshuar me automjete të gjeneratës së re", tha Lecornu i cili shtoi se automjetet e vjetra të blinduara që janë ende funksionale dhe raketat e llojit 'Aster' do t'i dërgohen Ukrainës deri në fillim të 2025.
Ai tha se "ka një urgjencë në lidhje me mbrojtjen ajrore të Ukrainës kundër Rusisë".
Ministri francez Lecornu në një deklaratë dje njoftoi se nga 6 do ta rrisin në 12 numrin e sistemit të artilerisë 'Caesar' të prodhuar çdo muaj, se në një afat të afërt do të sigurojnë për Ukrainën 78 'Caesar' dhe se do të rrisin furnizimin me municione./aa