Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu bëri të ditur sot se 20 mjekë të rinj po kryejnë specializimin për obstetrik-gjinekologji për 4 vite, pranë Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni”.

Koçiu u shprehu mirënjohjen mjekëve specializantë për punën e palodhur, përkushtimin e profesionalizmin.

“20 mjekë të rinj kryejnë specializimin për obstetrik-gjinekologji për 4 vite, pranë SUOGJ “Koço Gliozheni” për të dhënë kontributin e tyre në shërbim të qytetarëve. Mirënjohje dhe suksese në rrugëtimin tuaj!”, u shpreh Koçiu./ata