Perikarditi është një inflamacion i perikardit, ose membranës së dyfishtë që rrethon zemrën dhe që është e ngjashme me formën e një qeseje.

Katër janë shkaqet kryesore që mund ta përcaktojnë atë. Është një patologji me ecuri beninje nëse trajtohet mirë. Pacienti, megjithatë, mund të përjetojë rikthim.

”Ndër simptomat është dhimbja në gjoks: 5% e vizitave në urgjencë përjetojnë këtë simptomë”, shpjegojnë ekspertët në Poliklinikën Gemelli në Romë.

Shenja e parë paralajmëruese e perikarditit është një dhimbje e fortë në pjesën e përparme të gjoksit, e cila mund të rrezatojë edhe në shpatull dhe në krahun e majtë dhe që alarmon shumë pacientin, i cili mendon se ka një atak në zemër.

“Dhimbja e perikarditit zvogëlohet nëse pacienti ulet me trupin e anuar përpara, ndërsa bëhet më e theksuar kur shtrihet – shpjegon Laura Gerardino, drejtoreshë mjekësore e Njësisë së Rehabilitimit dhe Mjekësisë Fizike.

Pacienti me perikardit mund të ketë gjithashtu një ndjesi ‘urie ajri’ (dispne) nga sforcimet, palpitacionet dhe ndonjëherë edhe ethe.

Në prani të këtyre simptomave, pacienti duhet të bëjë menjëherë një elektrokardiogram dhe një ekokardiogram, të cilat i lejojnë të shohim nëse përveç inflamacionit të fletëve të perikardit, ka ndodhur një efuzion.

Për sa i përket terapive të mundshme, medikamentet anti-inflamatore jo-steroide ose aspirina përdoren për të ‘fikur’ perikarditin, i cili duhet të fillojë me doza të larta dhe më pas të reduktohet ngadalë.

Nëse pacienti nuk i përgjigjet terapisë anti-inflamatore, në disa raste mund të përdoren kortikosteroide./ata