122 mjekë sapo janë punësuar në kujdesin parësor, teksa në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik.

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ndau sot fotot e disa prej mjekëve që kanë nisur punë në sistemin shëndetësor publik.

 

“Skuadra e re e 122 mjekëve të sapo punësuar në kujdesin parësor, ka përforcuar ekipet stafet tona nga veriu në jug”, u shpreh Manastirliu, në një postim në rrjetet sociale.

 

“Në 6 muajt e parë të vitit janë punësuar 195 mjekë të përgjithshëm dhe mjekë specialistë në sistemin shëndetësor publik”, theksoi Manastirliu.