Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu zhvilloi sot një takim me drejtoren e përgjithshme të Politikave Sociale të UNICEF-it, Natalia Winder Rossi.

Koçiu bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për avancimin e politikave të Mbrojtjes Sociale, zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale dhe Axhendës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri.

“Një takim i dobishëm me Natalia Winder Rossi, Drejtore e Përgjithshme e Politikave Sociale e UNICEF ku diskutuam për avancimin e politikave të Mbrojtjes Sociale, zbatimin e Strategjisë Kombëtare të Mbrojtjes Sociale dhe Axhendës së të Drejtave të Fëmijëve në Shqipëri”, theksoi ministrja.

Ministrja Koçiu po zhvillon një vizitë zyrtare në Nju-Jork, ku merr pjesë në Sesionin e 68-të të Komisionit për Statusin e Gruas, të OKB-së./ata