Akademiku Besnik Baraj është ftuar për bashkëpunim në rolin e këshilltarit të jashtëm nga Talat Xhaferi, kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Akademia e Shkencave bën të ditur se në përputhje me këtë detyrë ai do të ketë përgjegjësinë për dhënien e rekomandimeve dhe të oponencave për mirëqeverisje, që është pjesë e misionit të Akademisë së Shkencave dhe të shkencës në përgjithësi.
“Kjo zgjedhje shpreh një mendësi të përparuar europiane bashkëkohore të kryeministrit Xhaferi dhe është vlerësim për statusin e akademikut, ekspertit, në përpunimin e projekteve të zhvillimit”, thuhet në njoftimin e Akademisë ndërsa e urojnë akademikun Baraj dhe kryeministrin Xhaferi për bashkëpunim të frytshëm./ata