Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja e cilësoi, trashëgiminë dhe kulturën si themele e katalizatorë të zhvillimit ekonomik.
Ministri Gonxhja priti në Tiranë, drejtoreshën e Agjencisë Italiane të Bashkëpunimit për Zhvillim në Tiranë, Stefania Vizzaccaro dhe ekipin e saj.
“Diskutuan mbi strategjitë dhe projektet në proces e të ardhshme për të përmirësuar infrastrukturën kulturore në Shqipëri, për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë kulturore, si dhe për të inkurajuar investimet në fushën e kulturës e në programet e mbështetjes direkte për ekonominë e industrinë kreative dhe artizanatet”, tha Gonxhja.
Ministri theksoi se, bashkëpunimi ynë synon gjithashtu të krijojë mundësi të reja për bizneset lokale dhe të nxisë inovacionin e zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm përmes financimeve të ndërmarrjeve të vogla e të mesme.
“Ndihma për kushte më të mira për shkollat profesionale është gjithashtu vlerë shumë e rëndësishme e shtuar për zhvillimin e vendit “, tha ai./ata