Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku nëna ka vrarë me thikë vajzën e saj dhe më pas është hedhur nga dritarja e banesës.

 

Gruaja e identifikuar si Monica Vinci, 51 vjeç, nga Silì (Oristano), vrau vajzën e saj 13-vjeçare, Chiara Carta, dhe më pas tentoi vetëvrasjen.

Sipas njoftimeve të policisë, alarmin e dha një kalimtar, i cili e gjeti gruan të shtrirë në rrugë. 

 

 

Babai, sapo ka hyrë në shtëpi, ka gjetur 13-vjeçaren të vdekur, të goditur me thikë në banjë.

 

Gruaja tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë.

 

Nuk dihet ende se çfarë e shkaktoi vrasjen e vajzës nga e ëma. Gruaja ishte ndarë prej disa vitesh nga i shoqi, agjent i policisë lokale, ishte e papunë dhe jetonte vetëm me Kiarën, vajzën e vetme nga martesa.