Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.3 ka goditur prefekturën perëndimore të Japonisë Ishikaëa, ku raportohen të plagosur dhe disa ndërtesa të shembura.

 

 

Tërmeti ndodhi në orën 14:42 (6:42 të mëngjesit) në një thellësi prej 10 km dhe autoritetet konfirmuan se nuk ka kërcënime për cunami.

 

Agjencia Meteorologjike paralajmëroi për ndryshime të nivelit të detit më pak se 20 cm.

 

 

Raportet për ndërtesa të dëmtuara po hetohen, njoftoi agjencia e lajmeve NHK. Tërmeti ndodhi në skajin verior të gadishullit Noto të prefekturës Ishikawa, 300 km në veriperëndim të Tokios.

 

Sekretari kryesor i kabinetit Hirokazu Matsuno paralajmëroi në një konferencë shtypi se zona mund të goditet nga tërmete të mëtejshme me fuqi të ngjashme.

 

“Ne do të vazhdojmë të vlerësojmë shkallën e dëmit dhe, në bashkëpunim të ngushtë me autoritetet lokale, do të bëjmë çmos për të zbatuar masat e emergjencës”, tha Matsuno.

 

Ai u bëri thirrje njerëzve që t’i kushtojnë vëmendje informacionit të evakuimit të shpallur nga autoritetet lokale dhe njoftimeve në televizion dhe radio.

 

Kjo ka çuar në pezullimin e disa linjave të trenave, duke përfshirë Hokuriku Shinkansen midis stacioneve Nagano dhe Kanazaëa.

 

Asnjë dëm nuk është raportuar në termocentralin bërthamor Shika afër ose në centralin Kashiwazaki-Kariwa.