Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh sot se, të gjithë të moshuarit me diabet përfitojnë falas fishat dhe aparatin për matjen e glicemisë.
Koçiu solli rastin e një të moshuare, e cila është një prej 54 mijë përfituesve që mbështeten nga qeveria dhe MSHMS për ndjekjen dhe ecurinë e sëmundjes.
Rimbursimi falas i fishave të diabetit mundësohet edhe për fëmijët dhe të rinjtë deri në 25 vjeç, theksoi më tej Koçiu.
Ministrja nënvizoi se, me kontrollin mjekësor bazë falas mbështeten qytetarët e moshës 35 deri në 70 vjeç për diagnostikimin e hershëm të diabetit.
“Lajmi i mirë është se po punojmë që brenda vitit 2024 të shtojmë kategoritë, të cilat do të përfitojnë fishat e diabetit falas”, u shpreh Koçiu në një postim në rrjetet sociale./ata