Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, së bashku me ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin sot në Memaliaj.

Manastirliu bëri të ditur se në këtë qytet do të nisë një investim i ri për fazën e parë të rikonstruksionit të gjimnazit “Sali Nivica” dhe palestrës së kësaj shkolle.

Gjithashtu. Manastirliu bëri të ditur se rikonstruksioni do të vijojë më tej edhe në shkollën “Nimete Progonati”, duke i dhënë mundësi fëmijëve e të rinjve, jo vetëm të mësojnë në mjedise bashkëkohore, por edhe të stërviten në kushte fantastike.

Ndërsa ministrja Kumbaro u shpreh se në Memaliaj, panë nevojat për investime të reja në shkollat ku Ministria e Arsimit dhe Sportit angazhohet të financojë në një fazë të parë rikonstruksionin e gjimnazit “Sali Nivica” dhe sidomos të palestrës që mezi e presin fëmijët dhe mësuesit, e më tej edhe shkollën 9-vjeçare “Nimete Progonati”.

“Jam shumë krenare për koleget dhe kolegët mësues të këtyre shkollave që japin aq shumë dashuri bashkë me përkushtimin në mësimdhënie. Ata meritojnë më shumë”, theksoi Kumbaro në një reagim./ata