Erisa Serdari mjekja më e re e cila prej një viti i është bashkuar ekipit mjekësor në Qendrën Shëndetësore Kozare, ambulanca Gegë në Kuçovë.
 
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu publikoi sot historinë e doktoreshë Erisës, teksa bëri të ditur se ajo u shërben me përkushtim dhe devotshmëri 2 500 banorëve të zonës.
 
“Erisa Serdari mjekja më e re e cila prej një viti i është bashkuar ekipit mjekësor në Qendrën Shëndetësore Kozare, ambulanca Gegë në Kuçovë.
Mjekja e familjes, dr. Erisa dhe stafi mjekësor në këtë QSH u shërbejnë rreth 2500 banorëve të zonës”, tha Koçiu.
 
MSHMS po punon për të ngritur një tjetër model ekselent binjakëzimi midis Spitalit Bashkiak Kuçovë me Spitalin Rajonal të Beratit për të ofruar shërbime të specializuara pranë vendbanimit.
 
Në fokus të punës së MSHMS janë qytetarët dhe realizimi i plotë i gamës së analizave për qytetarët në të gjitha strukturat spitalore në vend./ata