Festës plotë ngjyra të karnavaleve të Shkodrës, i është bashkuar edhe kryeministri Edi Rama së bashku me familjen e tij. Ai ka marrë pjesë në spektaklin e dritave ku ka shijuar magjinë e kësaj feste.

Së bashku me kryetarin e bashkisë Benet Beci, kreu i qeverisë ka parë nga afër edhe godinën e kinemasë e cila është përfshirë në rikonstruksion.

Kryeministri nuk ka dhënë asnjë koment gjatë kësaj vizite, duke zgjedhur që të shijojë këtë festë së bashku me qytetarët e tjerë. Një ditë më parë festës së karnavaleve iu bashkua edhe ministrja Elisa Spiropali.

Tradita e karnavaleve në Shkodër daton që në vitin 1864, ndërkohë që zbukurimet me një dekor shumëngjyrësh kanë përfshirë gjithë qytetin.