Gazi Nogay - Albumet me fotografi dhe sende personale të banorëve të vendbanimit Ebrar në KahramanmaraÅŸ të Türkiye-s janë prekëse.

Vendbanimi Ebrar, i cili përbëhet nga dhjetë blloqe në qendër të KahramanmaraÅŸ-it, është një nga vendbanimet ku humbën jetën numri më i madh i personave pas tërmeteve shkatërruese që goditën Türkiye-n jugore javën e kaluar.

 

Ekipet në terren, duke pastruar rrënojat, gjejnë sende personale dhe albume. Ka libra dhe albume fotografike nga dasma dhe fejesa, kujtime nga ushtria dhe fotografi të familjeve të lumtura.

 

Mes fotografive është edhe një vepër e një vajze të vogël kushtuar nënës së saj, ku shkruhet: "Nëna ime është engjëll".

 

Të paktën 40.642 persona humbën jetën në tërmetet shkatërruese në Türkiye-n jugore. Më shumë se 108 mijë persona u plagosën.

 

Tërmetet me magnitudë 7.7 dhe 7.6 ballë të shkallës së Rihterit, me epiqendrën e tyre në provincën KahramanmaraÅŸ, goditën 11 provinca, duke shkatërruar mijëra ndërtesa dhe duke prekur më shumë se 13 milionë njerëz.

 

Të paktën 5.840 persona humbën jetën në Siri si pasojë e tërmeteve./AA