Policia e Durrësit ka arrestuar një 46-vjeçare pasi shiste kokainë në ambientet e lokalit të saj.

 

Autoritetet kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e ndarë në doza, të gatshme për shitje.

 

E arrestuara është identifikuar me inicialet A. S., banuese në Durrës.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”, njofton policia.