Policia e Tiranës ka arrestuar disa persona për vepra të ndryshme penale.

 

 

Burime zyrtare bënë me dije se mes të arrestuarve është dhe një person që përndiqte një shtetase prej 1 viti.

 

NJOFTIMI I POLICISE

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Ndërhyrjeve Kibernetike ndaluan shtetasin B. L. 37 vjeç, banues në Tiranë, sepse për një periudhë 1-vjeçare, ka përndjekur fizikisht dhe në rrjete sociale, një shtetase.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasit:

 

– A. H., 48 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur;

 

 

– F. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të fejuarës së tij.

 

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

 

– A. B., 37 vjeç, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale Vorë – Fushë Krujë, te kthesa e Prezës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip kamion;

 

– J. D., 35 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Në Komisariatin e Policisë Nr. 4 është paraqitur shtetasja N. T., 53 vjeçe, e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa vajza e saj, shtetasja I. Sh. (T)., 29 vjeçe. Punohet për gjetjen e saj.

 

 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.