Banorët e Bërxullës kanë vijuar protestën kundër projektit të rrugës Thumanë-Kashar. Ata kanë bllokuar qarkullimin e automjeteve duke protestuar me pankarta në duar.

Disa pre tyre janë ulur në rrugë, dhe nuk pranojnë të ngrihen në rast se përfaqësues të qeverisë nuk shkojnë për të negociuar me ta. Policia ka tentuar t’i bindë që të ngrihen por ata nuk janë dakordësuar.

Në një prononcim për mediat paralajmërojnë se do të vetëflijohen në rast se qeveria nuk tërhiqet nga projekti i kësaj rruge.

 

“Kërkesat tona janë legjitime. Nuk do të tërhiqemi. Jetën e japim por  pronën nuk e japim”, janë disa nga deklaratat e tyre.

 

Policia ka krijuar një perimetër sigurie për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm.