Skuadra e Egnatias ka fituar sfidën hapëse të javës së 29-të të Superligës përballë Kukësit. Skuadra kampione e Kupës së Shqipërisë ka arritur të “thyej” në shtëpi me rezultatin 1-0 Kukësin. Goli për skuadrën rrogozhinase u shënua nga Zejnullai, në minutën e gjashtë.

Kjo fitore e skuadrës së drejtuar nga trajneri Edlir Tetova, prishi serinë pa fitore të rrogozhinasve, që nuk merrnin tri pikë të plota prej 7-të ndeshjes radhazi. Me këtë fitore, skuadra Egnatias ngjitet në kuotën e 54 pikëve në krye të klasifikimit, e ndjekur nga Vllaznia me 49 pikë e më tej Partizani me 46 pikë. Ndërkohë, Kukësi me këtë humbje thellon krizën, ndërsa mbetet në vendin e fundit me 25 pikë, 2 pikë më pak se Erzeni dhe 6 pikë më pak se Teuta dhe Laçi.

Java e 29 e Superligës vijon sot në ora 19:00 me dy sfida: Tirana-Teuta dhe Vllaznia-Erzeni, teksa mbyllet të shtunën me dy sfidat e fundit: Në orën 15:00, luhet Laçi-Partizani dhe në orën 18:00 sfida Dinamo City-Skënderbeu.

Superliga, java 29-të:
E premte, 29 mars 2024
15:00′ Egnatia – Kukësi  1-0
19:00′ Vllaznia – Erzeni
19:00′ Tirana – Teuta
E shtunë, 30 mars 2024
15:00′ Laçi – Partizani
18:00′ Dinamo – Skënderbeu