Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme,  Igli Hasani zhvilloi takim me Komisionerin e Lartë për të Drejtat e Njeriut, Volker Türk ndërsa ishte në Gjenecë, ku mori pjesë më herët në takimin e Nivelit të Lartë i Sesionit të 55-të të Këshillit të të Drejtave të Njeriut.

“Ritheksova mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë për mandatin e tij dhe përgëzova përpjekjet në avancimin e të drejtave të njeriut”, u shpreh Hasani në një postim në rrjetet sociale.

“Si anëtarë të Këshillit, ne presim të bashkëpunojmë për gjetjen e zgjidhjeve të qëndrueshme, nxitjen e dialogut, si dhe forcimin e rolit të Këshillit”, theksoi ai.

Në Segmentin e Nivelit të Lartë të Sesionit të 55-të të Drejtave të Njeriut, Hasani rikonfirmoi angazhimin e vendosur  të Shqipërisë si anëtare e Këshillit të të Drejtave të Njeriut, për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut në mbarë botën, gjatë mandatit të saj për 2024-2026./ata