Zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Türkiyes, Ahmet Yıldız për librin e Anadolu-t "Dëshmia", i cili tregon krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Rripin e Gazës me fotografi dokumentare tha se zbulon tragjedinë humanitare në Gaza.
Zv/ministri Yıldız, i cili bëri një prezantim në emër të Türkiyes në seancat dëgjimore në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND), ku u diskutuan pasojat ligjore të praktikave të Izraelit në territoret e pushtuara palestineze, më vonë foli për librin "Dëshmia". Ai tha se ky studim i vlefshëm është i rëndësishëm në zbulimin e tragjedisë humanitare në Gaza.
Duke iu referuar rëndësisë së studimeve si libri "Dëshmi" i AA-së, Yıldız tha: "Unë do të doja të falënderoja organizatat joqeveritare dhe organizatat ndërkombëtare që folën përballë shumë liderëve politikë, të cilët për fat të keq e injoruan këtë tragjedi humanitare".
Libri "Dëshmia" dokumenton krimet e Izraelit
Përderisa shumica e vendeve, veçanërisht vendet perëndimore heshtën për sulmet e kryera nga Izraeli pa dallim ndaj grave dhe fëmijëve në Gaza, shumica e vendeve parashtruan tezën e "mungesës së provave" për masakrat.
Pas këtyre akuzave, Anadolu vendosi të publikojë në një libër si dëshmi në të drejtën ndërkombëtare me pamjet e fotoreporterëve dhe kameramanëve, të cilët kanë luajtur rol të rëndësishëm që nga fillimi i sulmeve.
Libri, i përgatitur në turqisht, anglisht dhe arabisht nga një ekip ekspertësh u botua me emrin "Dëshmia".
Në libër, krimet kundër njerëzimit të kryera nga Izraeli në Gaza u treguan me fotografi dokumentare./aa