Franca kaloi një tjetër natë tensionesh, pas vrasjes së 17-vjeçarit Nael, në Nanterre nga një polic.

 

Për protestat e dhunshme, të shoqëruara me trazira, zjarr dhe dhunë ka reaguar Presidenti francez Emmanuel Macron, i cili e ka përshkruar dhunën si të pajustifikueshme.

 

Duke folur në fillim të një takimi me ministrat për krizën që kanë shkaktuar protestat e dy ditëve të fundit, Macron denoncoi sulmet ndaj institucioneve shtetërore, ndonëse më herët ai e përshkroi vdekjen e adoleshentit si të pafalshme.

 

Macron ka mbledhur një njësi ndërministrore të krizës në Ministrinë e Brendshme, në përgjigje të incidenteve të shkaktuara gjatë natës.