Shkencëtarët njoftuan se në kontinentin e Antarktidës për herë të parë është zbuluar gripi i shpendëve (H5N1).
Sipas gazetës "The Guardian", shkencëtarët në bazën Primavera, stacioni i kërkimit shkencor i Argjentinës në Antarktidë, ekzaminuan dy puffinë (zog deti) të ngordhur.
Shkencëtarët theksuan se në dy puffinët u zbulua gripi i shpendëve dhe vunë re se këto ishin rastet e para në kontinentin e Antarktidës.
Komiteti Shkencor për Kërkimet e Antarktidës raportoi se disa raste të dyshuara për H5N1 u gjetën gjithashtu në gjirin Hope në Antarktidë.
"Ky zbulim tregon se për herë të parë virusi H5N1 ka arritur në Antarktidë, pavarësisht kufijve natyrorë dhe distancës që e ndajnë kontinentin nga të tjerët", thuhet në raportin e ekipit hulumtues.
Nga ana tjetër, shkencëtarët deklaruan se gripi i shpendëve vazhdon të përhapet në mbarë botën dhe se virusi mund të jetë sjellë në kontinent nga shpendët shtegtarë.
Miliona zogj që nga viti 2021 janë zhdukur për shkak të gripit të shpendëve të quajtur H5N1./aa