Ukraina pretendon se të martën ka rrëzuar disa dronë dhe raketa ruse mbi rajone të ndryshme gjatë natës.

Në një deklaratë të Forcave Ajrore të Ukrainës thuhet se mbrojtja kundërajrore shkatërroi dy raketa Kh-59 dhe 11 dronë sulmues mbi zonat në Kharkiv, Sumy, Dnipropetrovsk, Khmelnytskyi dhe Kirovograd.

Në deklaratë thuhet se Rusia lëshoi 13 dronë sulmues, katër raketa Kh-59, një raketë Kh-31P dhe një numër të papërcaktuar raketash balistike nga rajonet Voronezh, Krasnodar dhe Kursk si dhe një pjesë e Khersonit, e cila është nën kontrollin Rusisë.

Autoritetet ruse nuk kanë komentuar ende këto pretendime dhe nuk bëhet e ditur se çka ka ndodhur me dronët dhe raketat që nuk u rrëzuan./aa