Promovimi i trashëgimisë kulturore, forcimi i lidhjeve shpirtërore me Italinë dhe zgjerimi i projekteve e financimeve direkte për aktivitete e programe dypalëshe, ishin në fokus të takimit të ministrit Blendi Gonxhja dhe drejtorit të Institutit Italian të Kulturës, Alessandro Ruggera. Siç u shpreh ministri i Ekonomisë, Kulturës e Inovacionit, takimi u frymëzua nga kultura, arti dhe inovacioni, për të sjellë pranë publikut artdashës dhe jo vetëm, një sërë ngjarjesh e bashkëpunimesh kulturore.

Instituti Italian i Kulturës i Tiranës, prej kohësh është një prej mbështetësve më aktivë të iniciativave në fushën e artit e kulturës, në Shqipëri. Ky organ zyrtar i shtetit italian, ka si objektiv promovimin dhe përhapjen e gjuhës dhe kulturës italiane në Shqipëri nëpërmjet organizimit të eventeve kulturore për të nxitur qarkullimin e ideve, arteve dhe shkencës.

IIKT mbështet disa nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore, koncerte, ekspozita, filma. duke bashkëpunuar me universitete, teatro, galeri artesh, muzeume etj./ata