Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, është zotuar se "çdo sulm rus - në çdo cep të shtetit tonë do të ketë pasoja konkrete ligjore për shtetin terrorist”. Gjatë fjalimit të tij me video të postuar mbrëmjen e 18 shkurtit, Zelensky tha se Kievi kishte "marrë sinjale të forta nga partnerët tanë dhe marrëveshje konkrete mbi pashmangshmërinë e mbajtjes së Rusisë përgjegjëse për agresionin dhe terrorin kundër Ukrainës dhe popullit të saj".

 

Ai tha se kjo do të bëhet "jo vetëm për të keqen që Rusia ka sjellë që nga 24 shkurti, por edhe për atë që nga viti 2014", duke iu referuar pushtimit nga Moska të rajonit të Krimesë të Ukrainës dhe nxitjes së një lufte separatiste në pjesë të Ukrainës lindore.