Në rrethin e Matit, qindra kullota e pyje të Bashkisë së Klosit kanë marrë flakë.

 

Zjarri ka arritur deri në aksin Qafë e Buallit-Klos’ duke rrezikuar qarkullimin e automjeteve, shkak dhe prej erës e cila ka nxitur më shumë përhapjen e zjarrit.

 

Një pjesë e qytetit të Bulqizës është përfshirë nga tymi pasi flakët i janë afruar pyjeve afër Bashkisë Bulqizë.

 

Dy zjarrfikëse të cilat kanë shkuar për të fikur zjarrin nuk kanë mundur të neutralizojnë flakët për shkak të terrenit të vështirë.

 

Policia ka nisur hetimet për nisjen e zjarrit.