Emiri i Katarit dhe presidenti francez diskutuan nevojën për "paqe dhe stabilitet në Lindjen e Mesme", ndërsa Izraeli po i vazhdon sulmet ndaj Palestinës.
Emiri i Katarit Tamim bin Hamad al-Thani u prit nga presidenti francez Emmanuel Macron në Pallatin Elysee teksa filloi një vizitë shtetërore dyditore në Paris.
Konflikti në Rripin e Gazës ishte në qendër të diskutimit mes dy liderëve.
"Presidenti i Republikës dhe Emiri më në fund diskutuan nevojën për të punuar për kushtet për kthimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme me të gjithë partnerët tanë", tha Pallati Elysee në një deklaratë.
Macron përsëriti disponueshmërinë e tij për të kontribuar, duke kujtuar se zgjidhja e vetme ishte ajo e "dy shteteve, Izraelit dhe Palestinës, që jetojnë krah për krah në paqe dhe siguri", shtohet në deklaratë.
Katari është ende duke luajtur një rol kyç në negociatat midis Izraelit dhe liderëve të Hamasit për një armëpushim të përhershëm në Gaza./aa