Të paktën 7 palestinezë u vranë dhe shumë të tjerë u plagosën në sulmet ajrore dhe bombardimet me artileri që Izraeli kreu në pjesët qendrore dhe jugore të Rripit të Gazës.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare palestineze WAFA të cilin e bazon në zyrtarë të shëndetësisë, avionët luftarakë izraelitë kryen sulme të rënda ajrore ndaj kampit të refugjatëve Al-Shujaiyya dhe pjesës qendrore të Rripit të Gazës.

Në sulm humbën jetën të paktën 7 palestinezë ndërsa shumë të tjerë u plagosën.

Gjithashtu edhe në sulmet e rënda në zonat e ndryshme të qytetit Rafah në jug të Gazës, avionët luftarakë vendosën në shënjestër objektet, tokat bujqësore dhe zonën përreth spitalit Kuvajtian. Izraeli kreu dy sulme ajrore edhe në veri të kampit të refugjatëve Nuseirat në pjesën qendrore të Gazës./aa