Ministri i Jashtëm i Spanjës, Jose Manuel Albares kundërshtoi mundësinë e "dërgimit të trupave në Ukrainë" të paraqitur nga presidenti francez Emmanuel Macron.
Në fjalimin e tij në seancën "Pyetje qeverisë" në Parlamentin spanjoll, Albares tha: "Natyrisht, nuk do të ketë ushtarë spanjollë në Ukrainë. Sepse ne duam paqe. Qeveria spanjolle dëshiron të njëjtën gjë në Gaza dhe Ukrainë. Paqe dhe respekt për të drejtat ndërkombëtare".
"Spanja nuk dha licencë të re për eksportet e armëve në Izrael"
Ministri i Jashtëm spanjoll theksoi se "Që nga 7 tetori, Spanja nuk ka lëshuar asnjë licencë të re për eksportin e armëve në Izrael".
Sumar, partneri i vogël i qeverisë së koalicionit të pakicës së majtë tha: "Pajisjet ushtarake iu shitën Izraelit në nëntor. Ministri Albares nuk po thotë të vërtetën".
Albares tha se nuk ka një gjë të tillë pavarësisht akuzave. "Nuk do të ketë shitje armësh për Izraelin derisa të përfundojë cikli i dhunës në Gaza", tha ai.
Ai potencoi se pajtohet me deputetin se situata në Gaza është një "katastrofë e vërtetë humanitare". "Spanja është një nga vendet e pakta që vazhdon të mbështesë UNRWA-në. Do të rrisë ndihmën e tyre financiare dhe do të imponojë sanksione individuale ndaj kolonëve izraelitë përgjegjës për dhunën kundër palestinezëve", tha Albares.
Ministri spanjoll nënvizoi se në Bregun Perëndimor ka një situatë po aq shqetësuese sa në Gaza./aa