Paris

Është vjedhur një çantë me një memorie USB që përmban informacione sigurie për Lojërat Olimpike Verore, të cilat do të mbahen nga 26 korrik deri më 11 gusht 2024 në Paris.

Kanali BFMTV raporton se çanta e një zyrtari të administratës së qytetit të Parisit është vjedhur në një tren në Stacionin e Veriut.

Pasi doli nga treni, zyrtari vërejti se i është vjedhur çanta dhe rastin e ka denoncuar në polici.

Mediat lokale raportojnë se çanta përmban dy USB dhe një kompjuter zyrtar.

Një prej USB-ve përmban plane sigurie për Lojërat Olimpike Verore "Paris 2024".

Hetimet për incidentin janë duke u zhvilluar ndërsa mediat lokale po pyesin nëse kjo mund të kërcënojë sigurinë gjatë Lojërave Olimpike.

Rreth 2.000 policë pritet të jenë në detyrë në Paris gjatë Olimpiadës./aa