Një nga helikopterët në konvoin e presidentit iranian, Ebrahim Raisi, është rrëzuar.

Televizioni shtetëror iranian raportoi se një helikopter në konvoin e presidentit Raisi, i cili po merrte pjesë në inaugurimin e një dige në kufi së bashku me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev, është rrëzuar.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve Tasnim pretendoi se në helikopterin që u rrëzua ishte presidenti Raisi.

Ndërkohë, agjencia e lajmeve Fars gjithashtu raportoi se për shkak të mjegullës së madhe, helikopteri me presidentin Raisi u detyrua të bëjë një ulje emergjente dhe ai më pas për në Tabriz udhëtoi përmes rrugës tokësore.

Televizioni shtetëror raportoi se helikopteri që transportonte presidentin iranian bëri një ulje të vështirë për shkak të mjegullës së madhe dhe se ekipet e ndihmës së parë u dërguan në vendin e rrëzimit.

Guvernatoria e Azerbajxhanit Lindor të Iranit tha se nuk mund të japë ende informacione për viktima ose lëndime të mundshme në lidhje me “përplasjen e helikopterit që mbante presidentin Raisi”.

Mësohet se në konvoin e presidentit Raisi ndodheshin tre helikopterë.

Sayyed Mohammad-Ali Al-Hashem, imami i namazit të Xhumasë në Tabriz dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hossein Amir-Abdollahian, raportohet se ishin gjithashtu në helikopter me presidentin./aa