Kapiteni i Zvicrës, Granit Xhaka, mbajti të njëjtin ritëm edhe te kombëtarja, sikurse me Leverkusenin. Falë paraqitjes mbresëlënëse të futbollistit 31-vjeçar, helvetët siguruan fitoren 3-1 me Hungarinë.

Pas ndeshjes Xhaka u vlerësua edhe si lojtari i ndeshjes. Edhe pse futbollisti me origjinë nga Kosova nuk u përfshi në gola, dha kontribut të çmuar në repartin e mesfushës. Graniti u shpreh optimist mbi ecurinë e Zvicrës pas këtij suksesi.

XHAKA – “Shumë e rëndësishme që e nisëm rrugëtimin në Kampionatin Europian me fitore. Në pjesën e parë ishim të jashtëzakonshëm. Kontrolluam në çdo aspekt lojën. Në 45 minutat e dyta ra disi tempi, pasi rivali u bë më këmbëngulës. E kuptueshme, pasi ata gjendeshin në disavantazh.


E pashë më detaje ndeshjes Gjermani-Skoci. Në lidhje me rivalin e ardhshëm, e kam të vështirë dhënien e një përgjigje konkrete se çfarë na pret. Ata nuk treguan thuajse asgjë me organizatorët. E qartë se Skocia do të luajë gjithçka kundra nesh, por ndihem gati emocionalisht dhe fizikisht. Fryma mbizotëruese është e duhura. Më vjen mirë që kishte mbështetje masive të tifozëve tanë. Shpresojë të bëjmë surprizën e madhe”, përfundoi Xhaka./GazetaShqiptare