Shërbimi lëvizës për fëmijët me aftësi ndryshe, vazhdon takimet me prindërit e fëmijëve që frekuentojnë kopshtet në bashkinë e Lezhës.
“Ndërveprimi me prindërit është shumë i rëndësishëm duke krijuar një urë komunikimi, për të diskutuar hapur rreth vështirësive që ata hasin për të rritur fëmijë sa më të shëndetshëm në aspektet e zhvillimit social, fizik e gjuhësor”, shkruan kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu në rrjetet sociale.
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë të njëjtat të drejta si të gjithë fëmijët e tjerë. Duke pasur të njëjta mundësi për të përparuar si çdo fëmijë, ata kanë potencialin të kenë një jetë të përmbushur dhe të denjë, si dhe të kontribuojnë në gjallërinë sociale, kulturore dhe ekonomike të komuniteteve të tyre. Megjithatë, mbijetesa dhe rritja mund të jenë të vështira për t’u realizuar, sidomos për fëmijët me aftësi të kufizuara.