Komandanti i Forcave Ajrore të SHBA-së, gjenerali David Allvin e quajti "tragjedi" vdekjen e ushtarit amerikan Aaron Bushnell, i cili i vuri flakën vetes në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza.

Duke folur në Institutin Brookings në Washington, Allvin u pyet për protestën e Bushnellit, i cili kishte thënë: "Unë nuk do të jem pjesë e këtij gjenocid".

"Për Forcën tonë Ajrore, ne e shohim këtë si humbje të një njeriu tonin, qoftë politik apo ndryshe. Çdo vetëvrasje, qoftë protestë politike apo çfarëdo qoftë, është një tragjedi", tha Allvin.

Duke thënë se ngjarja është shqyrtuar në kuadër të një hetimi standard, Allvin tha se çdo vit ka rreth 100 raste të vetëvrasjeve dhe kësaj vetëvrasjeje të fundit i është dhënë shumë kuptim politik.

"Ky është vetëm një nga personelët tanë që ne kemi humbur dhe me të vërtetë po përpiqemi të kuptojmë nëse ka ndonjë kontekst pas kësaj, çfarë mësimesh mund të mësohen", tha Allvin.

Disa protestues në sallë gjatë fjalimit të Allvinit brohoritën slogane si "Thuaj emrin e tij (Aaron Bushnell)" dhe "Armëpushim tani".

Departamenti Amerikan i Mbrojtjes (Pentagon) gjithashtu e quajti vdekjen e Bushnell një "tragjedi".

Aaron Bushnell i vuri flakën vetes

"Unë nuk do të marr më pjesë në krimin e gjenocidit", tha 25-vjeçari Aaron Bushnell, i cili ishte në detyrë aktive në Forcat Ajrore të SHBA-së, kur dogji veten me benzinë para ambasadës izraelite në Washington më 24 shkurt.

Bushnell, i veshur me uniformën e tij ushtarake brohoriti "Liri për Palestinën" derisa mbeti pa frymë.

Një nga policët e ambasadës i drejtoi armën Bushnell-it, i cili ishte përfshirë nga flakët dhe priti ndërsa polici tjetër tha: "Ne kemi nevojë për një zjarrfikës, jo për armë".

Departamenti i Policisë Metropolitane tha se 25-vjeçari Bushnell ndërroi jetë pasi i vuri flakën vetes./aa