Ministrja e Punëve të Jashtme të Belgjikës, Hadja Lahbib, njoftoi se në sulmet izraelite u shënjestrua dhe u shkatërrua plotësisht ndërtesa që i përket Agjencisë së Zhvillimit të Qeverisë Federale të Belgjikës (Enabel) në Gaza.

Në një postim nga llogaria e saj në median sociale X, Lahbib vuri në dukje se ka thirrur në ministrinë e jashtme, ambasadoren e Izraelit në Bruksel, Idit Rosenzweig-Abu.

Ambasadores i kam shprehur se e "dënojmë ashpër" shembjen e ndërtesës së Enabel, tha Lahbib, duke ndarë mesazhin se "Sulmet kundrejt infrastrukturës civile, shkelin parimet e ligjit ndërkombëtar humanitar. Të gjitha palët duhet ta respektojnë këtë".

Duke ndarë edhe fotografitë e ndërtesës së Enabel të shembur në sulmet e Izraelit në Gaza, Lahbib deklaroi se "Shënjestrimi i ndërtesave civile është i papranueshëm"./aa