Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral major, Arben Kingji zhvilloi një takim me ministrin e Industrive Strategjike të Ukrainës, Oleksandr Kamyshin.
Në takim u diskutua mbi mbështetjen e plotë politike dhe ushtarake të Shqipërisë ndaj Ukrainës, si dhe rolin aktiv në arenën ndërkombëtare për dënimin e sulmit rus, si një cenim i paprecedent ndaj sigurisë dhe paqes në botë.
“Që nga fillimi i luftës dy vite më parë, dy vendet tona kanë parë nivelin më të lartë të bashkëpunimit e dëshmuar sot me mbajtjen e samitit për Ukrainën”, theksoi Kingji në një reagim./ata