Kreu i Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi ka marrë pjesë në përvjetorin e 111-të të masakrës së Selanit.

Idrizi u shpreh se kjo ngjarje e rëndë ishte një sinjal i qartë për popullsinë e zonës së Çamërisë se duhet të largohej nga vendi i tyre.

Ai theksoi se Greqia ka kryer gjenocidit të programuar në zonën e Çamërisë dhe bashkë me të edhe spastrim etnik, që sipas tij bëri që 90% e popullsisë të shpërngulej nga Çamëria.

“Ishte një sinjal i qartë për popullsinë që duhet të largohej nga Çamëria. Spastrimi etnik nga Greqia vazhdoi për 30 vjet. Greqia ka kryer gjenocid të programuar në zonën e Çamërisë. Ky gjenocid është shoqëruar edhe me spastrim etnik ku 90% e popullsisë u shpërngul. Kjo ka qenë një vepër e planifikuar, jo e rastësishme. Nëse ata dhe kush mendon si ata mendon nëse ja arriti qëllimit, të zhduknin Çamërinë, ne jemi këtu pasardhës të gjallë të atyre dhe nuk harrojmë dhe Çamëria është e gjallë dhe në këmbë dhe do të ekzistojë deri sa të jetë edhe çami i fundit”, u shpreh ai.