Një palestinez i cili mbeti i plagosur rëndë si pasojë e zjarrit të hapur nga forcat izraelite dje në qytetin Khalil të Bregut të pushtuar Perëndimor, ka ndërruar jetë.

Sipas agjencisë palestineze të lajmeve WAFA, Saladin Suleiman al-Shawamire (28), i cili u plagos rëndë pasi u qëllua në gjoks dhe në bark si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelitë në fshatin Beit Avva në jugperëndim të Khalilit nuk ka mundur t'u mbijetojë plagëve pavarësisht ndërhyrjeve në spitalin ku u dërgua.

Dje forcat izraelite hapën zjarr ndaj 3 vëllezërve në fshatin Beit Avva. Në sulm, Nejmeddin Suleyman al-Shevamire (25), i cili u qëllua në zemër, vdiq në vendngjarje, Selahaddin Süleyman al-Sevamire u plagos rëndë, ndërsa vëllai tjetër u plagos lehtë.

Që nga 7 tetori 2023, kur ushtria izraelite nisi sulmet në Rripin e Gazës, ka patur rritje të arrestimeve, bastisjeve dhe sulmeve kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Kudsin Lindor./aa